Kombëtarja e Zvicrës është duke luajtur ndaj Serbisë në stadiumin “Dubocica” në Leskovac.
Gjatë gjithë kohës tifozët vendas janë duke kënduar për Kosovën.
Përveç thirrjeve raciste, tifozët serbë kanë në fokus edhe kapitenin e Kombëtares “Helvetike”, Granit Xhakën – të cilit po i vërshëllejnë gjatë gjithë kohës.
Deri tani nuk është shpalosur asnjë pankartë nga tifozët, por thirrjet raciste s’po ndalen dhe sigurisht që shtëpia e futbollit, UEFA është duke i dëgjuar këto.
Kujtojmë që përveç Granit Xhakës, në ekipin e Murat Yakin është i ftuar edhe shqiptari tjetër, Andi Zeqiri.