Error
Lajme

U diskutua për sigurinë në zonën e përgjegjësisë së komunës së Gjilanit

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij sot ka mbajtur një takim pune me Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni me staf.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në zonën e përgjegjësisë së komunës së Gjilanit dhe u vlerësua se gjendja është e qetë. Nga ana e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan është kërkuar përkrahja në funksionalizimi e kamerave të sigurisë në disa lokacione, ndriçimi i disa hapësirave publike ku ka frekuentim më të madh si në parqe të qytetit, përkrahje me inspektor për parandalimin e zhurmës që krijohet kryesisht gjatë muajve të verës nëpër lokalet hoteliere në qytet dhe rrethinë si dhe çështje tjera me interes reciprok.

Është diskutuar me theks të veçantë gjendja në komunikacionin rrugorë dhe masat që po ndërmerren nga Policia e Kosovës duke caktuar personel policor shtesë që merren ekskluzivisht me komunikacionin rrugor në qytet dhe në kuadër të rajonit të Gjilanit.

Nga ana e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Gjilanit janë parashtruar kërkesa për Komunën e Gjilanit që kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacionin rrugorë si: sinkronizimi i semaforëve, semafor të rinj, vendosje të shenjëzimit të vendkalimeve për këmbësorë, vendosja e pengesave në vendkalimet e këmbësorëve, vendosja e shenjave vertikale dhe horizontale, vendosjen e shenjave me përparësi kalimi, vendosjen e shenjave të rrezikut, etj.

Në këtë takim u vlerësua nevoja e bashkërendimit të aktiviteteve dhe secili institucion bazuar në përgjegjësitë që ka për krijimin e kushteve dhe rrethanave më të mira për sigurinë e përgjithshme me theks të veçantë parandalimin e aksidenteve e sidomos të atyre me fatalitet. Për këtë janë caktuar zyrtarët përkatës si pikë kontakti mes dy institucioneve që do të kenë takime në të ardhmen për realizimin e kërkesave të parashtruara dhe që janë me prioritet.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan do të vazhdojë me kryerjen e detyrave, autorizimeve ligjore që përmes planifikimeve konkrete operacionale do të këtë aktivitete të shtuara në komunikacionin rrugorë. Andaj me këtë rast ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë shume të kujdesshëm kur drejtojnë mjetin e transportit në mënyrë që të kemi një siguri edhe më të madhe nëpër rrugët tona.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close