Ragmi Mustafi ka deklaruar publikisht se nga sot është emëruar këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
Mustafi tha se ky emërim është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Me mirënjohje, dua të njoftoj se sot kam pranuar pozitën e Këshilltarit Politik të Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës – Besnik Bislimi”.
“Kjo mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën në kuadër të ekipit z. Bislimi edhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, shkroi Mustafi në Facebook.
Kujtojmë se para se ta merrte këtë pozitë, Mustafi ka shërbyer si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. /Reporteri.net/.