Udhëheqësit komunal, kanë pritur sot në një takim Prefektin e Qarkut të Kukësit Zenel Kuçana, me bashkëpuntor, me që rast u pritën nga kryetari i komunës Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi dhe këshilli i drejtorëve. Më këtë rast, kryetari Haliti ka njoftuar z.Kuçana për aktivitetet komunale, njiherit ka shprehur falënderim në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, për gjithë kontributin që ka dhënë Prefektura e Qarkut të Kukësit dhe qytetarët e kësaj zone, për popullatën në periudha të ndryshme. Në këtë takim, u përkujtuan edhe ngjarjet e 11 marsit të vitit 1981, si rezistenca e fuqishme e asaj kohe nga popullata kosovare, kundër regjimit të atëhershëm jugosllav. Më pas, vizita vazhdoi me pjesëmarrjen në akademinë përkujtimore në 1 vjetorin e vdekjes së veprimtarit dhe humanistit të shquar vitias, Shaqir Shabani, ku të pranishëm në këtë akademi, ishin mysafirë të shumtë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora. Fillimisht u lexua një biografi mbi jetën dhe veprën e humanistit dhe veprimtarit, Shaqir Shabani dhe u mbajt një minutë heshtje për nder të tij. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur një fjalë rasti ku ndër tjerash tha se sot të përkujtojnë një veprimtar, një humanist, një bashkëpunëtor, e një njeri të urtë e të mirë, i cili një vit më parë iku nga kjo botë, për të kaluar në amshim. “Po përkujtojmë, Shaqir Shabanin, të cilin e thërrisnim baca Shaqë, që gjithë jetën e tij, i kontribuoi lirisë dhe demokracisë e Kosovës, e që veprimtaria e tij jetësore, e bënë të pavdekshëm atë. Shaqir Shabani, përmes mbështetjes që u ka dhënë mërgimtarëve , të cilët si pasojë e dhunës së okupatorit serb kishin ikur në Francë, pastaj për lobimin e çështjes së Kosovës në institucione dhe mekanizma të ndryshëm në Francë e Zvicër, si dhe aktivitete të tjera, ka lënë gjurmë të pa shlyera në përpjekjet gjithë popullore për liri e pavarësi. Baca Shaqë, si përndjekur politik nga viti 1985 jetoi në Francë, ku kontribuoi në themelimin e Shoqatës kulturore “Rugova”, si dhe në themelimin e shkollave për mësim në gjuhën shqipe në shumë qytete të Francës. Ai pos aktiviteteve tjera në mbështetje të mijëra mërgimtarëve për sistemim në Francë, si dhe inicimin e shumë aksioneve humanitare ndihmë vendlindjes, ka qenë ura lidhëse mes institucioneve të Kosovës si para, ashtu edhe pas luftës me institucionet franceze dhe zvicerane”, tha kryetari Haliti. Me këtë rast, në emër të institucioneve komunale, i’u nda një mirënjohje post mortum për kontribut të Shaqir Shabanit të cilën e pranoj vëllai i tij Tahir Shabani, me që rast falënderoj të gjithë që kanë marrë pjesë në këtë akademi në veçanti kryetarin Haliti për këtë mirënjohje. Një fjalim rasti e ka mbajtur edhe Prefekti i Qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana i cili e vlerësoj lartë kontributin e të ndjerit për atdheun. “ Kosova historikisht ka nxjerrë trima, por ka nxjerrë trima të pushkës, mendjes, të penës dhe të veprimtarisë dhe një ndër ta është edhe Shaqir Shabani. Gjithë jeta dhe aktiviteti i tij ishte në interes të çlirimit të Kosovës”, ” u shpreh Kuçana. Ai shtoj se këtë e tregon vetë lëvizjet të veprimtarit Shaqir Shabani në Shqipëri, Zvicër dhe në Francë. Kurse ish kryetari Gjilanit, Lutfi Haziri, në fjalën e tij tha se Shaqir Shabani, është njeriu që i dha dimension politik vlerës së veprimtarit dhe fytyrës së vërtetë të mërgimtarit në ditët më të vështira të kombit dhe të republikës sonë. Ai e cilësoi atë si simbol i përpjekjeve të tij jo vetëm në Kosovë, por kudo që ka vepruar dhe ku ka punuar duke lënë gjurmë. Përndryshe Shaqir Shabani ka ndërruar jetë me 10 mars 2021.
U përkujtua jeta dhe vepra e atdhetarit e humanistit Shaqir Shabani
Ndani këtë artikull