Ndërtimi i urave të betonit nga ekspertet që punuan në disa vende të botës në këtë lëmi, njihet si objekte të bukura arkitektonike, statike dhe specifike. Kjo vepër e rrallë për Ballkanin dhe shtetin tonë, a thua kemi pas nevojë për këtë lloj ure në këtë moment kur ndërtimi i urave të këtyre gjatësive në auto-udhën “ Arber Xhaferi “ (5814m ) dhe lartësive nga 3 – 80m kërkon mirëmbajtjeje dhe qasje tjetër fare për urat, se si ne i kemi trajtuar dhe i trajtojmë sot.
Shkruan: Naser MORINA
Gjatë ndërtimit të kësaj ure nga punë kryesi i punimeve “ Bektel-Enka” më 20.09.2018 në bazën e kësaj kompanie në Sojeve afër Ferizajt kam kërkuar të më lejohet një vizitë në këtë objekt, mirëpo kjo vizitë nuk mu lejua me arsyetimin se para hyrjes në objektin me fjalë duhet të ndjekë një trajnim adekuat, njëherë kam kërkuar të më përgjigjen me shkrim për arsyet e refuzimit por nuk kamë marr përgjigjeje. Ky mos lejim më bën të dysho në ndërtimin e kësaj ure duke par se kjo urë është ndërtuar për tërë gjatësisë së shtratit të lumit Lepenc, i cili në momente të caktuara ka mjaft prurje gjatë sezonit të vjeshtës.
Deri sa shtet e rajonit kanë përparuar duke marr pjesë në punëtorit e ndryshime dhe duke harmonizuar një çmimore të përshtatshme për ndërtimin, meremetimin dhe rekonstruimin e urave, ne ende sot nuk kemi data bazë se sa ura sakët i kemi apo se në çfarë gjendje janë ato dhe sa janë të sigurta për transportin, kur ngarkesat boshtore të automjeteve sot janë rritur në krahasim me vitet kur janë ndërtuar urat.
Po ashtu kësaj duke i shtuar edhe shtimin e automjeteve në rrugët e Republikës së Kosovës me tejkalim të ngarkesave na bën të jemi brengosur rreth organizimit të urave prej betonit të armuar.
Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e urave të ndërtuara pas vitit 2010 duhet të ketë tjetër tretman e sidomos vëzhgimi permanent i urës më të gjatë në Ballkan. Përveç zyrës së BE e cila nga viti 2005 – 2008 me donacione me vetë financim ka ber një hulumtim mbi gjendjen e urave dhe pastaj duke par këtë gjendje, e sidomos në rrugën Nacionale N-2, ka ndërmarr aktivitete për përforcimin e këtyre urave me vetë financim nga kjo zyre në Prishtinë, nga organet kompetente Republikane nuk është ndërmarr asgjë, edhe bile nuk janë përcjell raportet nga viti 2008 me plotësim ndryshime të këtij studimi.
Sipas mendimit tim nëse kjo qasje nuk ndryshon në të ardhmen mund të kemi dëmtime të tyre edhe të rrezikohen pjesëmarrësit në komunikacion, ku pastaj meremetimi dhe rekonstruimin i urave do të na kushtoj mjaft taksa paguesve Kosovar.
Kësaj problematike kur i shtohet edhe kostot e ndërtimit të auto-udhëve në Kosovë që po na kushtojnë më shtrenjtë se sa shteteve të rajonit, atëherë do të ishte e mirëseardhur të marrim pjesë në punëtorit që organizohen në rajon dhe Evropë për të evidentuar, harmonizuar të dhënat mbi gjendjen e urave në Republikën e Kosovës dhe këto objekte të mbikëqyrën nga një komision i ekspertëve siç veprohet kudo në botë.
/Autori është në përfundim të temës së disertacionit të Doktoratës “ Hulumtimi i shkaqeve të dëmtimit të urave të betonit në rrugët shtetërore të Republikës së Kosovës “ në fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Sarajevës/