Një ushtar ukrainas ka hedhur veten në erë, duke i sakrifikuar, vetëm që tanket ruse të mos e kalonin një urë lidhëse, e cila ishte edhe portë hyrëse në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Sipas raportimeve nga epiqendra e Ukrainës, ku bombardimet dhe luftimet kanë filluar që në orët e para të mëngjesit, ura ishte e minuar dhe gati për t’u hedhur në erë. Mirëpo, një autokolonë ruse po kalonte mbi të dhe koha e mjaftueshme për ta shpërthyer në mënyrë të telekomanduar eksplozivin mungonte.
Pikërisht në atë çast, Vitaly Skakun, një ushtar i ri në moshë, thirri në radio njësinë e tij operative.
Reklamë:
“Lamtumirë”, i tha ai vëllezërve të tij ushtarë dhe më pas, e aktivizoi eksplozivin në mënyrë manuale, duke hedhur urën në erë dhe duke i prerë rrugën autokolonës.