Pa asnjrë dyshim “Vali Ranch” është një nga komplekset hoteliere më të kompletuara, jo vetëm në rajonin e Gjilanit, por edhe më larg, që përcillen edhe me finesa atraktive e peizazhe të bukura nga natyra. Mund të krahasohet me resorte të njohura botërore.
Një vend ideal për pushim e rekreacion dhe tejet atraktiv dhe tërheqës për familjet kosovare dhe të diasporës.
Resorti më i madh në rajon “Vali Ranch”, që ndryshe njihet edhe si “Qyteti i Bardhë” në Përlepnicë të Gjilanit, as që mund të mendohet të mos vizitohet nga ndonjë vizitorë fillestar, ngado që është, sepse, ofron shërbime cilësore dhe tejet kualitative.
Madje ky resort është shndërruar në një vend i dashur për fëmijë, ku mirëra fëmijë kosovar, në mënyrë të organizuar në shkolla të ndryshme enkas e vizitojnë këtë vend të mrekullueshëm dhe mahnitës.
Ndrëkaq, në sezonën e mërgimtarëve është vendi më ideal,më i dashur dhe më atraktiv për këtë pjesë të rëndësishme të kombit shqiptar.
Sipas Fehmi Fetahit, pronar i resortit “Vali Ranch”, investimi i tij në vendlindje, në Përlepnicë është biznes familjar, që ja ka dedikuar Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Janë mbi 250 familje që mbahen dhe i kanë të punësuar fëmijët e tyre në këtë kompleks. Mos të flas për taksat komunale dhe përfitimet e tjera që përfiton Gjilani, meqë ne jemi ndër vendet më të përzgjedhura në Kosovë”, është shprehur z. Fetahi, duke potencuar se nuk i ka munguar përkrahja edhe nga institucionet komunale të mëhershme, gjë që sipas tij, kjo është e mirë dhe pozitive për një biznes./Radio Star/