Presidenti i FC Dritës, Valon Murseli ka reaguar pas humbjes së FC Drites kunder skuadres belge Anwerp, ku skuadra e tij u mposhtë 2:0.
Murseli në një postim në Facebook, ka shkruar se Drita është mbi gjithçka.
Postimi i tij i plotë:
Te nderuar futbolldashës,
Mbremë ishim akter të një ndeshje europiane te nivelit dhe perfaqesimit dinjitoz, pavarisht eleminimit tonë ne treguam që futbolli Kosovës po i bashkangjitet ligave me te forta të ballkanit dhe po behet dinjizoz per futbollin europian sepse kete po e deshmojm gjdo vit.
Se sa dinjitoz dhe kualitiativ eshte futbolli i Kosovës deshmon edhe marveshja e mbremshme tek njeri prej klubeve me te mira ne Belgjik, ne gjithashtu jemi ne kontakt te vazhdushem dhe me disa klube te tjera evropiane per futbollistët te tjere, nje projekt qe pretendojm ta vazhdojm me rrugtimin dhe synimin tonë qe nje dite te perfundojm dhe ne faze te grupeve. Ajo qe momentalisht do vemendje eshte fakti qe Federata Futbollit Kosoves duhet te kethej sytë dhe nga klubet e superliges, eshte dhe e pa kuptimt menyra se sa shume po injorohet liga Kosoves, dhe e vetmja shpresë ndoshta eshte qe futbollistet qe shesim ose dalin jashtë Kosovës te kthehen duke perfaqsuar vendin tone. Dhe njeher kerkoj vemendje dhe nga treneri i perfaqsuese tonë dhe nga gjith stafi i Federates, se ne Kosove ka kualitet dhe ka futbollist qe meritojn tu jepet shanca e te ju shtohet shpresa.
Per fund dua ti falenderoj gjithe tifozet qe na kan mbeshtetur ne keto ndeshje te europes, dhe ju premtojm qe vitin tjeter do te kthemi edhe me te fort dhe do te kemi perfaqësim akoma me dinjitoz.