Reduktimet me energji elektrike pritet të vazhdojnë deri më 1 shtator, pasi Blloku B2 i paraparë të kthehet në funksion të premten, nuk do të ndodhe deri në javën e ardhshme.
Reduktimet me energji elektrike pritet të vazhdojnë deri më 1 shtator. Kjo pasi rikthimi nga remonti i njësisë B2 të Termostatit Kosova B nuk do të ndodh para datës 1 shtator, ndonëse paralajmërimet ishin që ai nga e premtja të hyjë në funksion, ka bërë të ditur zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
“Blloku nuk kthehet sot. Realisht ka pas me u kthye me të parin, pastaj kanë thënë ‘po mundemi me kthye më 26’, por nuk janë duke mundur me e kthye. Tek më të parin kthehet”, theksoi ai.
Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike nga data 15 gusht.
Ndërkaq Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë 41 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ky është zotim i qeverisë për të mbështetur qytetarët në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta.
KosovaPress ka tentuar të marr informacione shtesë nga KEK-u lidhur me njësinë B2 të Termocentralit Kosova B, porse nuk kanë kthyer përgjigje. /KP/