Vdes e aksidentuara e dytë në rrugën Gjilan – Ferizaj
Si pasojë e aksidentit i cili ka ndodhur në rrugën Gjilan – Ferizaj, afër Fshatit Cernicë me datën 13 prill, ka vdekur edhe e aksidentuara e dytë e cila kishte pësuar lëndime të rënda.
Policia e Kosovës ka raportuar se viktima femër ishte për trajtim mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Si pasojë e aksidentit që kishte ndodhur para disa ditëve një person kishte vdekur ndërsa pesë të tjerë ishin lënduar, dy prej të cilëve kishin marrë lëndime të rënda.