Një qytetar nga komuna e Kamenicës ka humbur jetën pasi është prekur nga Covid-19.
Ky është rasti i katërt nga kjo komunë që humb jetën pasi është prekur nga virusi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.
“Për fat të keq edhe një qytetar i yni i diagnostifikuar me COVID19 e ka humbur betejën me këtë virus. Ky është rasti i katërt në Komunën e Kamenicës që ka përfunduar me vdekje.”, ka thënë ai.
“Ju lutem që të kujdeseni maksimalisht në respektimin e udhëzimeve. #Vendosmaskën, #pastroduart e #mbajdistancë sepse vetëm kujdesi i secilit prej jush, përbën kontribut të jashtëzakonshëm në parandalimin e shpërndarjes së virusit”, shton ai.
Në fund ai i ka shprehur ngushëllime familjes.