Një 39-vjeçar ka vdekur sot në fshatin Burnicë të Gjilanit, si pasojë e rënies së lisit mbi të, derisa ishte duke prerë drunjë.
Lajmin për Radio Star e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se viktima ishte banor i komunës së Kaçanikut.
“Sot me datën 09.08.2022 rreth ores 16:53 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i kosovës (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaqanikut ishte duke prerë drunjë , në një moment një lis e ka zënë duke I shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marrura rreth ores 18:00 mjeku kujdetar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për tu marrë me rastin”, tha Hashani.
Tutje ai tha se me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML.
“Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale”, tha Hashani.