Shkruan: Qemajl Mustafa
Secili e farkon çdo ditë fatin e vet. PDK dhe secili subjekt tjetër nuk bën përjashtim nga ky rregull i artë i përvojës njerëzore. Ky subjekt, këtë rrugë e ka zgjedhur që nga viti 2012 e deri më sot. Ju shkoftë mirë e ju shkoftë mbarë.
Sa më të forta e më të rregullta të jenë dubjektet politike aq më mirë për komunat tona e për vendin tonë.
Unë jam krenar me përkushtimin maksimal që ia dhash PDK-së që nga 2001 e këndej sepse vetëm në atë mënyrë mund t’i shërbeja pa u ndalur kurrë, gjashtë vite me radhë, komunës time dhe shtetit tim. E bëra këtë me qindra e mijëra aktivistë e qytetarë të devotshëm që e kishin Gjilanin e Kosovën për zemër.
Të gjithë gabojmë gjatë rrugës që e bëjmë nëpër jetë. E pranoj, njëri nga gabimet e mia të mëdha ishte kthimi në krye të degës së PDK në vitin 2019. Ishte qëllim imi plotësisht fisnik dhe i mirë por në një kohë plotësisht të gabuar. E kohën e bëjnë njerëzit, apo jo?!
E kaluar qoftë.
Suksese Gjilanit, Anamoravës e Kosovës.