Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona, ka thënë se lajmin e vdekjes së saj e ka kuptuar nga gruaja e tij, pasi ky i fundit ishte në punë.
Ai tha se në momentin që ka shkuar në shpi, i ka parë prindërit në një gjendje shumë të keqe.
“Liridona është vrarë në mënyrën më mizore, më makaber që mund të jetë. Liridona ishte grua, motër dhe nënë e fuqishëm, por tashmë doli të bëhet edhe heroinë për fëmijët e vet…ne po e përmbajmë vetën, sepse ajo nuk do të donte të na shihte kurrë kështu. Atë ditë ishte në shtëpinë tonë, kishte flejtë dhe ne i thamë që të mos shkojë, sepse rrike të na shumë prej që është kthyer nga Suedia…mbasi ka mbrri në Prishtinë e ka thirre prindi dhe i ka thënë se a ka mbrri. Ajo i ka tregu që janë duke dashur më shku më hangar bukë në një restaurant diku në Graçanicë, më duket.
Unë isha në punë dhe më telefonojë gruaja diku rreth 22:2o minuta dhe më tha që e kanë vrarë Liridonën, por ne e kemi edhe një djalë të axhës që e ka emrin Liridon, dhe mendofta se si e kanë vrarë dhe m’tha nuk e di nihere të tregojë dhe ma ndali telefonin…Tu prit më tha jo Liridonin, por Liridonën…kur jam shku të shpija gjendja ke katastrofave, prindërit ishin krejt për toke të alivanosur…Kemi shku në polici, ku është kanë duke u intervistuar Naimi…Dul Naimi dhe na shpjegojë ngjarjen në pika të shkurta dhe nuk kisha çfarë më i thanë unë atij nihere, sepse thojsha që është edhe ky i mërzitur njësojë si na, se e ka grua i ka dy fëmijë më të”, ka deklaruar ai, përcjell teve1.info
Ai tha se Murseli pas grabitjes së inskenuar, iu tha familjarëve se kinse kishte kërkuar ndihmë pasi i kishte marrë fëmijët nga vetura dhe ishte larguar bashkë me ta, duke e lënë Liridonën brenda.
“Qysh dyert kur u çelën, grabitësi nuk shkon kah pasagjeri, shkon kah shoferi. Tha ka insistu në çantë. Çfarë insistimi, dritarja ka qenë e hapur veç pak”, tha Liridon Ademaj.
“Liridona ish kanë në gjendje me jep gjithçka për fëmijët”, tha vëllai i saj.
Liridon Ademaj tregoi se si bashkëshorti i saj u përpoq t’ua fshihte skenarin e vërtetë të vrasjes.
“Tha kam dashtë me i shpëtu fëmijët, kam shku me kërku ndihmë. S’ma çelke kurrkush derën. Ka dalë një grua në ballkon, i kam thanë ‘thirre policinë’, më ka thënë s’di me i thirrë policinë. Tha kam shku në shitore, i kam thanë a mundet dikush me u kujdes për fëmijët deri t’i thirri policinë. Jo më tha ai unë i thirri policinë. Ti rri këtu se s’bën me shku. Po pse është kah të thotë ai, ti duhet me shku se e ke gru”, tha Liridon Ademaj para gazetarëve.
“Po shihet që e paska orkestru vetë”, tha ai.
Tutje, ai tha se aktualisht fëmijët i kanë në kujdes dy gjyshërit, prindërit e Naim Murselit, dhe se ata s’kanë insistuar që t’i marrin meqë gjendja emocionale e familjarëve është e rëndë.
“Me fëmijët kemi pas kontakt. Shoqata sociale ka ardhur dhe ka qenë edhe te ata, që fëmijët janë mirë dhe mos keni merak për ta. Ata nuk kanë telefona që ne me komuniku me ta sepse janë të vegjël. Kujdesin e tyre e kanë gjyshja dhe gjyshi i tyre (prindërit e Naimit). Kanë ardhur e na kanë pyet. Te ne është gjendja shumë katastrofale dhe fëmijët s’e kanë kuptu hala që nana ka vdek dhe me ardh te ne e kanë më të lehtë me e kuptu se çka është duke ndodhur. I kemi lënë te ata sepse janë edhe fëmijët e vëllait të Naimit dhe po e kalojnë kohën me ta pa e kuptu”, tha ai.
Ai ka thënë se nuk kanë komunikim me familjen e Naimit dhe se ata kanë deklaruar se nuk kanë ditur asgjë për veprimet e djalit të tyre.
Ai po ashtu ka deklaruar se besojnë në drejtësi të Kosovës.
“Faleminderit edhe prej juve dhe ju falënderoj shumë të gjithëve. Besojmë në drejtësi dhe le të jetë Liridona rasti i fundit që ka vdekë. Të mos vritet më asnjë grua, asnjë nënë dhe asnjë motër e jona. Faleminderit shumë prej juve. Zoti ju ruajt të gjithëve”, tha ai.
Ndryshe, familja e Liridona Ademaj, kanë kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që t’u lejohet zhvarrimi i trupit të saj.