Artisti pamor Avni Behluli është tejet aktiv në lëmin e arteve pamore, duke qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita qofshin ato kolektive apo personale.
Në nismë të këtij viti e më pas edhe më 15 prill, Avni Behluli ishte pjesëmarrës në ekspozitat e artit në Turqi, ku ka dërguar punimet e tij.
Falë punës së tij të palodhshme, Avni Behluli është ftuar nga Muzeu i Artit Bashkëkohor në Qipro që të jetë pjesë e « International Art Resident « . Po ashtu ai ka marrë ftesë që të jetë në Gjermani nga data 16 deri 24 maj.
Behluli do të ketë ekspozitë personale në Shkup në Maqedoni, ku artdashësit do të mund të shijojnë bukurinë e veprave të tij më 21 maj.
Në pamundësi për të qenë në shumë vende në të njëjtën kohë, skulptori Avni Behluli ka anuluar disa nga ftesat që ka marrë për të qenë i pranishëm nëpër ekspozita dhe në koloni të arteve, kurse ai edhe më tej me shumë zell vazhdon veprimtarinë krijuese.