Lajme

Vetëvendosje ia konfirmon takimin Abdixhikut, takohen të premten

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani ia kanë konfirmuar takimin kryetarit të ri të LDK-së.

Ai konfirmoi se me Kurtin dhe Osmanin do të takohen të premten në orën 14:30. “Po besojmë që gjatë javës do të kemi konsolidimin e të gjitha organeve të LDK-së. Ajo çfarë mund të themi është se takimin e radhës e kemi të konfirmuar me u.d e –presidentes dhe kryetarin e LVV-së, të premten në orën 14:30”, ka thënë Abdixhiku, nga Prekazi.

Takimi mes Kurtit, Osmanit dhe kryetarit të LDK-së ishte planifikuar që të mbahet të hënën, por i njëjti nuk është mbajtur për shkak të zgjedhjeve të brendshme në LDK.

Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar në zgjedhjet e së dielës.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close