Të dielën zhvillohet derbi i madh i Gjilanit, Drita–Gjilani, në kuadër të xhiros së 6-të të Superligës së Kosovës.
Drita hyn në këtë përballje pas humbjes ndaj Feronikelit’74, ndërsa Gjilani vjen me moral të lartë pas fitores së rëndësishme ndaj Ballkanit në shtëpi.
Ndeshja do të zhvillohet të dielën nga ora 19:00, në stadiumin sintetik në Gjilan. Gjyqtar kryesor i derbit do të jetë Visar Kastrati, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Granit Hyseni dhe Kastriot Peci.
Derbi pritet të sjellë një tjetër përballje të fortë mes dy skuadrave gjilanase, me të dyja ekipet në kërkim të pikëve të plota.










