Me 08 qerdhor 2021 rreth orës 05:00 në stacionin policor të Gjilanit është raportuar një raste vjedhje ,qe ka ndodhur në fshatin Shillovë e shqiptarëve Komuna Gjilan.
Ankuesi raporton se ju ka vjedhur nga shtalla e tij një lopë.
Policia e Kosovës (PK) Njësiti i hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit , përmes rrugëve operative dhe informatave kredibile kan arritur që të sigurojn informata se lopa e vjedhur dyshohet se gjindet në fshatin Perlepnicë.
Njësitet e hetimeve kanë arritur që të identifikojmë të dyshuarin M. R. (1976) ku në oborrin e shtëpisë se tij në fshatin Perlepnicë është gjetur lopa e prerë të cilën të dyshuarit e lartcekur mishin e saj e kishin copëtuar në podrumin e shtëpisë së të dyshuarit .
I dyshuari është arrestuar dhe sjellur në stacion policor ku edhe është intervistuar në prezencë të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare.
I dyshimti dyshohet se në bashkpunim me dy të dyshuar tjerë e kishin prerë dhe copëtuar lopën ne oborrin e tij sipas marrëveshjes që kishin bërë në mes veti.
Në vendin e ngjarjes kemi sjellur edhe ankuesin I cili identifikoi litarin me të cilën ka qen lopa e lidhur.
Mishi I lopës si dhe lëkura e saj janë konfiskuar dhe ju kanë kthyer ankuesit të rastit.
Dy të dyshuarit tjerë të njohur për policinë , R. N. (1985) dhe A. R. (1989) janë kërkuar në shtëpitë e tyre, dhe për momentin gjinden ne arrati.
Ndaj të dyshuarit M. R. prokurori I shtetit lëshoi vendimin mbi masën e ndalimit për 48 orë.
Rasti mbetet nënë hetime aktive.