Ish-deputetja e LDK’së, ka lëvduar vetën, duke thënë se meriton të jetë kryeministre pasi ka një përgatitje profesionale të dëshmuar ndërkombëtarisht, transmeton Gazeta Metro.
Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së ka lavdëruar vetën, duke përmendur përgatitjen e saj profesionale.
“E meriton të jem kryeministre pasi kam një përgatitje profesionale të dëshmuar ndërkombëtarisht” ka thënë ajo.
Deri tani e kam dëshmuar se asnjëherë nuk e tjetërsoj besimin e qytetarëve. Pavarësisht komenteve, qytetarët janë ata që e dëshmojnë konsistencën time politike”, ka shtuar Vjosa në një intervistë për TV Dukagjinin.
Osmani ka thënë se ajo ka pushtet brenda LDK’së më shumë se që ka çdo kandidatë për kryeministër në partitë e tyre.
“Asnjë parti nuk mund të jetë e fuqishme nëse garon duke u rrethuar nga kulti i individit. Unë jam e vetmja që kam ekip e madje ekip të shkëlqyer. Ekip fitues që janë profesionistë të gjitha fushave e madje që janë kthyer nga jashtë për të kontribuar në këtë vend”, deklaroi ndër të tjera Vjosa Osmani.