I pari i Gjilanit ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në zgjedhjet e 7 qershorit, duke iu bashkuar qytetarëve në procesin demokratik për zgjedhjen e qeverisjes së ardhshme.
Pas votimit, Hyseni tha se së bashku me bashkëshorten e tij, Gafuren, kanë përmbushur një detyrim qytetar dhe demokratik, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së secilit qytetar në këtë proces.
Hyseni u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin masivisht në votime, duke vlerësuar se vota e secilit përfaqëson përgjegjësi dhe obligim qytetar për të ardhmen e vendit.

