Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në lexim të dytë ligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
Pas pesë muajsh kur është propozuar, ky ligj morri shumicën e votave nga deputetët.
Me anë të këtij ligji pritet t’i mundësohet aspekti ligjor në marrjen e vendimeve për menaxhim të pandemisë COVID-19.