Gjatë vizitës së sotme të presidentit ukrainas në Beograd, duke folur për planet e pretenduara që Serbia dhe Ukraina të hapin një fabrikë dronësh, presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia do të hapë një fabrikë dronësh në shtator, por në bashkëpunim me Izraelin.
Vuçiq tha se pret që hapja e kësaj fabrike të bëhet rreth datës 15 ose 20 shtator.
“Ne po e bëjmë këtë me izraelitët. Ukrainasit janë shumë të suksesshëm dhe kanë shumë fabrika të tyre të dronëve”, tha Vuçiq.

