Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka shpallur me kënaqësi kandidaturën e Xhevahire Izmakut për deputete në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Limajt, Xhevahire Izmaku sjell një përvojë të pasur si ish-deputete e Kuvendit dhe nënkryetare e Komunës së Vushtrrisë, ku ka udhëhequr me përgjegjësi për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin lokal.
Përveç angazhimit politik, Izmaku ka dhënë një kontribut të rëndësishëm si profesoreshë, duke ndikuar në edukimin e brezave të rinj.
Limaj theksoi se kandidatura e saj është një mundësi për të vazhduar punën e saj në shërbim të qytetarëve të Kosovës, me përkushtimin dhe vizionin që e karakterizon.