Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ka cilësuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq si mik të mirë të tij.
Ai në një intervistë për Tanjug ka folur për iniciativën rajonale “Ballkan Open”, ndërkaq ka theksuar se bashkë me Vuçiq dhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, janë duke punuar për gjetjen e një zgjidhjeje Kosovë-Serbi, transmeton Klankosova.tv.
Zaev është shprehur se për Shkupin çdo marrëveshje Kosovë-Serbi është e pranueshme dhe se sheh zgjidhje për këtë çështje.
Ai ka thënë se miqësia e Maqedonisë së Veriut me Serbinë është duke u rritur, ndërsa ka shprehur shpresën që entuziazmi i bashkëpunimit mes tyre dhe Shqipërinë do të jetë prezent në Evropën Juglindore dhe Ballkan.