Zekirija Ramadani e ka nisur mbarë aventurën e tij të re në krye të SC Gjilanit, duke debutuar me fitore në stolin e skuadrës kuqebardhë.
Gjilani ka triumfuar ndaj Feronikelit ’74, në kuadër të xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës, në një përballje ku fitorja u vendos në sekondat e fundit të ndeshjes.
Heroi i skuadrës gjilanase ishte Armend Thaqi, i cili realizoi nga penalltia në fund të takimit, duke i siguruar SC Gjilanit tri pikë të rëndësishme.
Kështu, Ramadani e nis me rezultat pozitiv aventurën e tij të re te Gjilani, ndërsa kjo fitore përbën një start të mirë për trajnerin në rikthimin e tij në krye të skuadrës kuqebardhë.










