Në konferencën për media para përballjes së radhës, trajneri Zekirija Ramadani theksoi rëndësinë e ndeshjes ndaj Prishtinës së Re, duke e cilësuar këtë fazë si vendimtare për ekipin.
Ai u shpreh se skuadra e tij ka edhe pesë “finale” deri në fund dhe duhet të tregojë kujdes maksimal në çdo takim.
Ramadani nënvizoi besimin që ka te lojtarët e tij dhe optimizmin për të marrë maksimumin e pikëve në këtë periudhë vendimtare, duke shtuar se përkushtimi dhe fokusi do të jenë çelësi për të arritur objektivat.
Drita do të luajë nesër kundër Prishtinës së Re, në Hajvali, në Kampin Nacional./radiostargjilan/

