Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 10.04.2026 – 16.04.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e tridhjetë e një (1931) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar tridhjetë e tri (33) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
• Shqiptuar njëzet e nëntë (29) gjoba për përdorim të telefonit,
• Shqiptuar njëzet e pesë (25) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
• Shqiptuar tetëdhjetë e një (81) gjoba pa regjistrim të automjetit
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e tre (43) ngasës.
Në kuadër të planifikimeve operative të Task forca e krijuar me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor nga njësitë policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan janë duke u zhvilluar kontrolle të shtuara në rrugët me fokus të veçantë kontrollet e motoçikletave, triçikletave, trotineteve.
Duke filluar nga 25 mars 2026 e deri me 16 prill 2026 janë identifikuar dhe tërhequr
• Janë konfiskuar njëqind e shtatë (107), gjoba përkatëse, për motoçikleta.
• Shqiptuar pa regjistrim të motoçikletës pa helmetë dhe pa leje përkatëse dyqind e dymbëdhjetë (212) gjoba, si dhe janë konfiskuar
• Janë konfiskuar njëqind e katërmbëdhjetë (114) trotinet dhe mjete tjerë me dy rrotë.
Policia e Kosovës do të vazhdoj me kontrolle të shtuara në trafikun rrugor për të gjitha mjetet pjesëmarrës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë, dhe parandalimin e aksidenteve.

