Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sot Zhegrën, fshat legjendar i cili e priti me ngrohtësi dhe përkrahje të jashtëzakonshme.
Hyseni u takua me banorët së bashku me zëvendëministren Liza Gashi, Luan Aliun dhe kandidatin për Asamble Bajram Isufin, duke dëshmuar lidhjen e ngushtë të komunitetit me frymën e qeverisjes së mirë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Vizita e tij konfirmoi besimin e banorëve se e ardhmja e Gjilanit është në duar të sigurta dhe të bashkuara.
Statusi i plotë:
Zhegra legjendare sonte na priti me zemër plot e me përkrahje të jashtëzakonshme! ❤️
Fryma e qeverisjes së mirë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbretëron në këtë fshat të mrekullueshëm, të cilin e vizituam bashkë me zëvendëministren Liza Gashi, me Luan Aliun e Lëvizjes dhe me Bajram Isufin, kandidat i listës sonë fituese për Asamble.
Zhegra, me historinë dhe shpirtin e saj të madh, na e konfirmoi se e ardhmja është në duar të sigurta dhe na e dha besimin e palëkundur për të ecur bashkë.
Jemi BASHKË dhe të dielën fitojmë me të parën!
#BASHKËpërGjilanin