Pas shkarkimit të Ardian Nuhiut, skuadra e FC Dritës, tani është duke menduar për zëvendësimin e tij.
FC Drita tashmë janë në kërkim të trajnerit të ri që do ta zëvendësojë Nuhiun, mirëpo deri më tani është dhënë vetëm një emër i mundur.
Drejtori Sportiv i FC Dritës, Valon Zymber, ka treguar se skuadra gjilanase tashmë ka pesë emra të cilët i ka kontaktuar për pozitën e trainerit në klub.
Zymberi ka thënë se një nga trainerët e kontaktuar është Arsim Thaçi, ish-traineri i Malishevës, por edhe katër të tjerë janë kontaktuar nga klubi.
Së shpejti skuadra e FC Dritës, do të bëjë zyrtarizimin e trainerit para fillimit të sezonit të ri./radiostar/