Kryesia e Degës së LDK-së në Gjilan ka votuar unanimisht Arbër Ismajlin si kandidat për kryetar të Komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Pa asnjë votë kundër, vendimi e bën të qartë mbështetjen e fuqishme që Ismajli gëzon brenda strukturave të partisë.
Ai do të garojë për të udhëhequr Gjilanin për një mandat të ri katërvjeçar , me mbështetjen e plotë të LDK-së ne zgjedhje lokale./Radio Star/