Edon Sadriu dhe Ergon Hyseni edhe zyrtarisht i kanë ndarë rrugët me klubin e Gjilanit.
Gjithçka është konfirmuar në rrjetin social, Facebook, nga Gjilani, të cilët i kanë falënderuar ata për angazhimin e tyre.“Hyseni dhe Sadriu mbyllin aventurën në Gjilan”, shkruan SC Gjilani.
Skuadra e Gjilanit në mirëkuptim të dyanshëm me dy lojtarët nga Ferizaji, Edon Sadriu dhe Ergon Hyseni, ka ndërprerë kontratat me futbollistët e lartë cekur”.“Ekipi kuq e bardh falënderon lojtarët për angazhimin dhe kontributin e dhënë ndër vite sa ishin pjesë e skuadrës sonë, dhe ju dëshiron fat e sukses në vazhdim të karrierës së tyre…”, vijon Gjilani në Facebook.