Skuadra e Fc Dritës dhe mesfushori, Ergyn Ahmeti, i kanë ndarë rrugët pas një viti bashkëpunim.
Ergyn Ahmeti e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit me fanellën e ‘Bardhë e kaltërt’.
Pas stërvitjes Ahmeti u përshëndet me bashkëlojtarët dhe gjithë stafin e Fc Dritës.
Fc Drita përmes një komunikatë tregon se bashkëpunimin me mesfushorin Ergyn Ahmeti, e ka përfunduar para kohe, pasi që lojtari kishte kontratë edhe një vit me skuadrën gjilanase.
Komunikata e plotë:
E mbyllim para kohe me Ergyn Ahmetin
Sot kemi përfunduar bashkëpunimin edhe me mesfushorin Ergyn Ahmeti i cili u përshëndet me ekipin dhe stafin!
Edhe pse Ergyni kishte kontratë me klubin, pas një takimi që kishim, vendosëm që zgjidhja më e mirë është që të ndahemi miqësisht duke parë që edhe Ergyni nuk ishte i kënaqur me hapsirën që kishte tek ne.
Ergyni u bashkua me ne një vit më parë dhe ka arritur që të paraqitet në 25 ndeshje dhe ka asistuar 2 herë për ekipin!
Klubi jonë është falënderues ndaj Ergynit për profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron shumë suksese!
Faleminderit Ergyn8️⃣??
FC DRITA⚪️?