Sports

Fc Drita edhe zyrtarisht i ndan rrugët me Festim Alidemën

Pas përfundimit të kontratës një vjeçare dhe huazimit tek Fc Drita, Festim Alidema edhe zyrtarisht sot është përshëndetur me ekipin gjilanas, lajmin e ka konfirmuar vet klubi përmes faqes së tyre në Facebook shkruan Radio Star.

Pas një sezoni Festim Alidema, ka ndarë rrugët me skuadrën të cilën e ndihmoi drejt sigurimit të pjesëmarrjes në garat evropiane.

Komunikata e plotë:

Festim Alidema përfundon kontratën me ne!

Sulmuesi i krahut Festim Alidema ka përfunduar kontratën me klubin ku erdhi si huazim nga ekipi Kroat, Slaven Belupo dhe sot është përshëndetur me bashkëlojtarët.

Për shkak të pandemis, Festimi një kohë të gjatë nuk ishte aktiv me futbollin dhe ju desh kohë që ta arrinte formen optimale për ta ndihmuar ekipin tonë!
Festimi për një vit sa qëndroi me ne u paraqit në 28 ndeshje dhe e ndihmoi ekipin me 7 gola dhe 3 asiste.

Klubi jonë e falënderon Festimin për kontributin e dhënë për klubin tonë dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës!

Faleminderit FESTO9️⃣7️⃣🙌🏼

FC DRITA⚪️🔵

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close
Close