IKSHPK, para pak minutash ka publikuar rezultatet e 1.842 mostra të marra në gjithë Kosovë shkruan Radio Star.
15 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në komunën e Gjilanit.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 256 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.337 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.879.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 110 raste, Podujevë 27 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Deçan 17 raste, Gjilan 15 raste, Suharekë 13 raste, Ferizaj 11 raste, Klinë 7 raste, Lipjan 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Malishevë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Prizren 3 raste, Istog 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik, Obiliq dhe Shtërpcë.