Nga Dardan Sejdiu
Mungesa e kompetences se kesaj qeverie sa vjen e shperfaqet me shume. Sot edhe qytetari i thjesht e ndjen kete gje. Ka disa dite qe lagje te tera te kryeqytetit mbesin ne terr.
Prej sot edhe Termokosi ka problem me ngrohjen si rezultat i nderprejeve te furnizimit me energji elektrike.Sigurisht qe kerkesat per kursim te energjise elektrike duhet te respektohen – mirepo se pari duhet te kemi cka te kursejme. Nuk eshte detyre e qytetarit te rendomt te siguroj energjine elektrike. Ka disa muaj qe kam postuar mbi shifren marramendese te parave te gatshme ne thesar qe kjo qeveri i mban.
Atehere ishin rreth 500 milione, sot del te jene afer 700 milione. Para se Qeveria te kerkoje kursim nga qytetaret, pse te mos e subvencionoje rrymen? Nuk eshte dicka qe nuk ka ndodhur ne te kaluaren – ne fillim te ketij viti konsumi i energjise elektrike eshte subvencionuar nga kryeministri i atehershem Avdullah Hoti.
Paramendojeni dozen e arrogances nga kjo Qeveri – ka para te gatshme qe rrijne kot, e te cilat mund te perdoren qe ta kalojme me lehtesi kete situate, mirepo, ne vend te punes, prape gjen kohe te gjej fajtorin tjeter kund – kesaj rradhe tek qytetari dhe batanija si zgjidhje!Andaj, ti ndajme detyrat ne kete shtet. Qeveria le te siguron energjine elektrike, e kur te ben kete, atehere ka te drejte te kerkoj nga qytetaret ta kursejne ate.Mbi te gjitha – filloni punoni dicka. Se per me shite moral, na keni tregu qe jeni ju te paret pastaj 20 vende bosh e tani Dalai Lama!