Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë janë edhe 349 raste aktive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Bazuar në të dhënat e kësaj ministrie, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 161 mijë e 339 raste të reja me COVID-19.
Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 2 mijë e 990 kanë ndërruar jetë, ndërsa 158 janë shëruar.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 664 mijë e 711 doza të vaksinës.
Deri tani 780 mijë e 228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.