Shumë mërgimtarë që kishin ardhur në Kosovë për të kremtuar festat e fundvitit me familje, e kanë mbaruar pushimin e po nisen drejt shteteve të perëndimit ku kalojnë shumicën e jetës.
Disa nga ta shprehen se festat në vendlindje janë të pakrahasueshme.
Mirëpo në mesin e tyre, ka të tillë që nuk janë të kënaqur me mënyrën se si i kaluan ditët festive në Kosovë.
E kjo, për shkak të problemeve me rrymë.
“Kishim rrymë natën e Vitit të Ri dy-tri orë, duke na rrejt, me rrena. Erdhëm në pushim të pakënaqur, po shkojmë të pakënaqur”, ka thënë ai për T7.
Për të ardhur në vendlindje, ata thonë se nuk kishin pritur gjatë në kufi.
Andaj këtë të hënë ata janë optimistë për udhëtimin shumë orësh që i pret.