Një burrë 22-vjeçar ka vdekur si rezultat i goditjes elektrike, gjersa ishte duke e mbushur telefonin në shtrat.
Viktima e paidentifikuar ishte vetëm në banesën e tij, duke pritur më vizitë një të afërm në provincën Nakhon Ratchasima të Tajlandë, mbrëmën e të hënës.
Anëtari i familjes arriti të gjejë njeriun të shtrirë në shtrat duke mbajtur pajisjen e tij, e cila ishte ende e lidhur me prizmin e rrymës. Ai u gjet me shenja djegieje në duart e tij.
Autopsia zbuloi se viktima kishte vdekur pesë orë përpara se të arrinte i afërmi, sipas raporteve.