Gjatë ditës së sotme, është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë.
Siç ishte paralajmëruar, në këtë takim ishte planifikuar diskutimi i mundësisë për vendosjen e masave të reja pas rritjes enorme të rasteve me COVID-19.
Nga objekti i Qeverisë të enjten në mëngjes pas mbledhjes janë parë duke dalë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ai i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
I NGJAJSHËM PËRFUNDON TAKIMI I KOMITETIT PËR MENAXHIM TË PANDEMISË, LOKALET PRITET TË MBYLLEN NË ORA 22:00 Ky i fundit në një adresim për medie pas takimit ka thënë se masat do të rishikohen dhe se ende janë duke u diskutuar.Ai nuk ka dhënë detaje duke thënë se kanë diskutuar të mbyllen lokalet në orën 22.
Vetëm të mërkurën u regjistruan 2050 raste të reja pozitive, duke e vazhduar trendin ngritës. Aktualisht janë mbi 7200 raste aktive me COVID-19.Ndryshe, ditën e mërkurë në Kosovë janë konfirmuar 2050 raste të reja me koronavirus.MSH u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID, duke njoftuar se varianti Omicron i koronavirusit tanimë është bërë variant dominues në qarkullim.Aktualisht në Kosovë vlejnë masat kufizuese të ndërmarra gjatë vitit 2021, ku pas orës 24:00 deri në ora 05:00 vlen ora policore, ndërsa, nga 3 janari në Kosovë mund të hyjnë vetëm qytetarët që kanë marrë dy dozat kundër koronavirusit./Lajmi.net/