Error
Sports

Këto janë datat dhe ekipet me të cilat Gjilani zhvillon miqësore në Turqi

Gjatë fazës përgatitore në Turqi, SC Gjilani, kampion vjeshtor i Kosovës në Futboll do të zhvillojë katër miqësore.

Kështu më 21 janar Gjilani do të ketë përballë ekipin nga Zvicra, Yverdon Sport FC që garon në Challenge League, rangu i dytë i garave për nga rëndësia dhe që për momentin gjendet në pozitën e shtatë.

Më 23 janar, Gjilani do të ndeshjet me ekipin rus FC Chayka Peschanokopskoye. Ky ekip garon në FNL 2 të Rusisë, që është liga e tretë për nga rëndësia në shtetin më të madh në botë. Ky është në pozitën e dytë.

Data 25 janar është rezervuar për përballjen me FC Shakhter Karagandy nga Kazakstani ekip ky i Premier Ligës, pra ligë elitare në këtë shtet dhe ky ekip zë pozitën e shtatë.

MIqësorja e fundit e SC Gjilani është paraparë të zhvillohet më 29 janar kundër ekipit të njohur turk Gaziantep F.K. që garon në Super Lig të Turqisë. Gaziantep për momentin është në pozitën e dhjetë. /kryelajmi/.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close