Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka konfirmuar se emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar të hënën e 31 janarit vizitojnë Kosovën.
Kryediplomati evropian bëri me dije se Lajçak dhe Escobar një ditë pas vizitës në Kosovë do të shkojnë në Serbi.
Kjo është bërë e ditur nga Borrell në një konferencë të përbashkët që pati me kryeministren serb, Ana Brnabiq, pas takimit që e kishin në Bruksel.
Ditë më parë është raportuar për vizitën e Lajçak dhe Borrell në Kosovë dhe disa ditë më vonë në Serbi.