Këngëtarja shqiptare Rita Ora po korr suksese çdo ditë e më shumë.
Bukuroshja ka nënshkruar kontratë me kompaninë e njohur kozmetike “Rimmel”.
Këtë sukses të radhës ajo e ka bërë të ditur në rrjetin social Instagram, ku fton fansat e saj që të blejnë produkte të kësaj kompanie.
Ndryshe këngëtarja do të performojë në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kujtojmë se ajo ditë më parë ka publikuar këngën “For You” në bashkëpunim me Liam Payne, projekt ky që ka marrë mbi 19 milionë klikime.