Pas 45 viteve të punës, sot, në Qendrën e Mjekësisë familjare “ARBËRIA” në Gjilan, është pensionuar infermierja Ismete Hasani.
Ajo, nuk ishte vetëm një e punësuar në këtë instuticion, por ishte një personalitet i veqantë! Kontributi i saj, do të mbahet gjatë për të gjithë ata që paten fatin ta njohin për së afërmi, dhe jo vetëm.
Përmes një postimi njëra nga stafi i QKMF-së në lagjen ‘Arbëria’, janë publikuar disa fotografi duke festuar ditëlindjen dhe pensionimin.
Infermierja Ismete Hasani ka punuar më shumë se 45 vite të plota.