Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi.
Ka ndërruar jetë gjatë një ndeshje futbolli, futbollisti shqiptar Aleksandër Lambi.
Ishte minuta e parë e sfidës, ku Lambi, bie pa ndjenja në fushën e lojës.
Të gjithë lojtarët, mjekët e të dyja skuadrave u stabilizuan për të ardhur në ndihmë.
I riu është dërguar në spital, por për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetonte, duke ndërruar kështu jetë.
Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.