Në debatin televiziv të Politikos në kanalin 10, publicisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se figura e Xhafer Devës, është më e rëndësishme për Kosovën se sa Adem Jashari.
“Figura e Xhafer Devës për Kosovën është po aq e rëndësishme për Kosovën sa e Adem Jasharit madje më shumë se e Adem Jasharit”, ka thënë Spahiu.
Kujtojmë se debati për Xhafer Devën, ka ditë që po zhvillohet pas vendimit të Ministrisë së Kulturës për renovimin e shtëpisë së tij në Mitrovicë.
Kundër ka dalë Ambasada gjermane në Kosovë e pastaj, një sërë opinionesh për këtë çështje janë dhënë gjithandej.