Avokati Arianit Koci ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me emigrimin e të rinjve kosovarë, e sidomos të atyre katolikë.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se Kosova po mbetet pa katolikë, duke përmendur edhe familjen e tij, ku tha se nga 12 anëtarë sa janë, vetëm ai ka mbetur në Kosovë.
“Prej një familje të madhe 12 anëtarëshe të Mark dhe Paulina Kocit (gjyshi dhe gjyshja), të lindur dhe të rritur në Prizren, në Kosovë kam mbetur vetëm une. Jemi mbi 30 Koc-fara e Markut dhe Paulinës. Vlen të përmendet që as babën e as djalin nuk e kam më në Kosovë. Përndryshe, kjo është fati i shumë familjeve katolike nē Kosovë. Emigrimi!”, tha Koci.
Avokati Koci po ashtu tha se edhe myslimanët po emigrojnë, duke thënë se tashmë nuk e di as si mund të ndalet ikja e të rinjve nga Kosova.
“Natyrisht, po emigrojnë edhe myslimanët. Shumë bile! Por, katolikët gjithmonë kanë qenë më pak, dhe nëse vazhdon ky trend, Kosova mund të bëhet fetarisht, thuaja e pastër. E kjo nuk është mirë për askend. Si të ndalët ikja e të rinjëve? Tashmë, vërtetë nuk e di!”, shkroi tutje Koci në postimin e tij.