Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës, me disa fjalë i është drejtuar edhe deputetës së VV-së, Mimoza Kusarit-Lila.
Haradinaj duke e kritikuar Qeverinë për disa nga vendimet që kanë marrë, Kusarit iu drejtua duke i thënë se “je e shkathtë”, raporton Gazeta Sinjali.
“Mimozë ti je e shkathtë. Ke qenë e zoja në çdo parti. E di që i ke kalu nja 5-6 parti. Po jemi parti e vogël, po aq sa jemi zërin e kemi”, ka deklaruar Haradinaj.
Kurse, Kusari-Lila i tha se po vazhdon me sulme personale.