Drita është mposhtur nga Drenica në xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilanasit humbën në udhëtim me rezultat 2-1, dhe tani mbeten mbrapa në luftën për titull, shkruan Gazeta Olle.
Realizatorët e golave për Drenicën ishin Fatlum Gashi (08′) dhe Kreshnik Uka (45+2 nga penalltia), kurse për Dritën realizoi Marko Simonovski (46′).
Pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu i cili tha se kjo humbje i vështirëson vazhdimin e objektivave të kampionatit.
“Nuk duhet të arsyetohemi me terrenin, skuadra kundërshtare konkretizoi raste, sot maksimumi i skuadrës sonë ishte kjo, humbja na vëshirëson rrugëtimin në vazhdimin e kampionatit, përgjegjësitë e humbjes i marrë vet“, tha Nuhiu.
Ai ka folur edhe për ndeshjen e radhës ndaj Gjilanit. I pyetur se si do ti motivojë lojtarët për derbi ai tha se lojtarët e dijnë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe nuk ka nevojë për motivim.
“Në derbi nuk ka nevojë për motivim, lojtarët e dijnë rëndësinë e derbit të Anamoravës“, deklaroi trajneri i Dritës.