Një djalë u kap duke vjedhur në shtëpitë e braktisura nga popullata e tmerruar si pasojë e luftës me Rusinë.
Hajduti, që duket të jetë një i ri, u fotografua teksa qëndronte i lidhur për një shtylle afër një pike të karburanteve në Kiev pas kapjes nga banorët lokalë.
Pantollonat e tij janë ulur deri në gjunjë, teksa banorët e zonës e kanë vendosur aty si shembull ndaj të tjerëve, raportojnë mediat e huaja.
Një veturë e policisë shihet afër, por nuk dihet nëse gjendet aty për ta liruar ose për t’ia rritur dënimin pas aktit të tij.