Në fundjavë zhvillohet xhiro e 26-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Do të luhen ndeshje tejet interesante, ku dueli kryesor zhvillohet në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, shkruan Gazeta Olle.
Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave.
Përballje e rëndësishme zhvillohet të shtunën në mes të Malishevës dhe Gjilanit.
Në këtë ndeshje, drejtësinë do ta ndajë Gramos Shala i asistuar nga Edmond Zeqiri dhe Gzim Mehmeti.
Ndërsa dernin e javës që zhvillohet të dielën ndërmjet Dritës dhe Prishtinës do ta drejtojë Dardan Çaka, me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.